Carovska bën të ditur emrin e dy lëndëve të reja

“Njeriu dhe shoqëria” dhe “Historia dhe shoqëria” do të quhen dy lëndët e reja në arsimin fillor sipas konceptit të ri të reformave, debati i të cilave filloi dje në Kuvend, në të cilin shumë parti nuk janë dakord me të.

Lënda e parë është ajo e integruar në shkencat shoqërore nga klasa e parë në të tretën, ndërsa e dyta është për nxënësit nga klasa e katërt në të nëntën.

Këtë e deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në emisionin “Samo Vistina””.
Ajo siguroi opinionin se nga shtatori do të ketë libra shkollorë të gatshëm për klasën e parë dhe të tretë, pra në ato gjenerata ku planifikohet të fillojë reforma.