CAROVSKA: BËJMË PËRPJEKJE PËR ZVOGËLIMIN E PAPUNËSISË


Bëjmë përpjekje të përbashkëta për zgjidhjen e njërit nga problemet më të mëdha në ekonominë e Maqedonisë, krijimin e fuqisë së punës me shkathtësi dhe kompetenca të cilat përputhen me nevojat e tregut të punës në Republikën e Maqedonisë dhe me atë zvogëlimin e papunësisë këtë e  tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carova.

Ajo përkujtoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në mënyrë aktive e zbaton programin Garancioni Rinor.

Ndërsa shtoi se pilot projekti realizohet në tre komuna. Deri tani madje 1.708 persona të rinj janë paraqitur në Agjencinë për punësim, ndërsa prej tyre 490 tashmë kanë arritur të punësohen. Ka të tillë, përkatësisht mbi 70 të cilët kanë themeluar biznes të tyre duke i shfrytëzuar masat për ndihmë nga shteti. Ministria vazhdon të punojë me ndërmjetësues dhe APRM-në për rritje të qasjes në vendet e punës.

Gjithashtu shtoi se janë duke u hapu  qendra për trajnim për arsim profesional në të cilat personat e papunësuar do të marrin trajnim adekuat.