Carovska: Asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë

Asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë, asnjë lëndë nuk do të shfuqizohet, fondi për orët mësimore do të rritet, do të sigurohet zhvillimi i karrierës për mësuesit, të cilët do të jenë më të motivuar për të punuar, tha ministrja Carovska në takimin e sotëm me mësimdhënës të shkollave fillore nga komuna të ndryshme.

Sipas Carovskës, mësuesve në takim u pëlqeu propozim-koncepti për zhvillimin e mësimit për shkak që sipas saj, kjo mundëson autonomi në krijimin dhe organizimin e orëve.

“Mendoj se u jemi përgjigjur të gjitha pyetjeve. Asnjë nga mësuesit nuk do të humbasë vendin e punës, koncepti do të futet në faza, fillimisht në klasën e parë dhe të katërtin, pastaj në 2022-2023 – klasa e gjashtë, e dytë dhe e pestë, dhe kështu, për gjashtë vjet, ne do të kemi një sistem të qëndrueshëm të arsimit fillor, i cili kryesisht do të përqendrohet në nevojat e nxënësve”, tha mes tjerash Carovska