Carovska apel mësimdhënësve: Vaksinohuni për të mirën e nxënësve

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska pret që deri në shtator numri i mësimdhënësve të vaksinuar të rritet. Ajo shton se deri diku përqindja e mësimdhënësve të imunizuar deri më tani është i kënaqshëm, por megjithatë apelon që punonjësit e arsimit në mënyrë masive të vaksinohen kundër COVID 19, me qëllim të mos rre*zikimit të mësimit në shkolla.

Ne në njëfarë mënyrë jemi të kënaqur nga përqindja e mësimdhënësve të vaksinuar por është me rëndësi ajo të vazhdojë edhe më tej të rritet, prandaj dhe në vazhdimësi thirren dhe informohen. Ne themi se skenari më i dëshiruar është që nga 1 shtatori të gjithë të kthehen në shkolla por duhet të jemi të përgjegjshëm t’i respektojmë masat të rritet numri i të vaksinuarve që të mund të mbajmë numër më të madh të ditëve në shkollë. Si ministri më 1 shtator do jemi gati për të tre skenarët e paraparë. Unë apeloj që të gjithë punonjësit në shkolla të paraqiten për vaksinim që të arrijmë në përqindje më të lartë të të vaksinuarve – u shpreh Mila Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Nxënësit nga ana tjetër presin që shtatori t’i gjej shkollat përplot me nxënës.
Mendoj se është shumë e rëndësishme që sivjet të fillojmë fizikisht për të mirën tonë mentale , për socializim për shkak se kemi pas shumë dëme në aspektin social dhe po ashtu për aspektin e edukimit. Na ka munguar prezenca fizike e njëri tjetrit, shkollës, bankave shkollore, arsimtarëve profesorëve etj -deklaroi Era Aliu, Nënkryetare e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.
Një ditë më parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se mbi 55% e punonjësve në arsim deri më tash janë vaksinuar. Përqindje e njëjte e të vaksinuarve është edhe tek të punësuarit në çerdhe.