Capital T njofton se është përmirësuar klipi “Buzëqeshje” dhe tani figuron kryqi mbi Kishën e Shkodrës

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka njoftuar fansat se është rregulluar gabimi teknik që ishte lëshuar në klipin e tij të fundit, “Buzëqeshje”. Klipi i cili ishte xhiruar në qytetin e bukur të Shkodrës, nga një efekt që produksioni kishte vendosur në montazh, kishte bërë që të zhcukej kryqi në majën e Kishës së Shkodrës.
Kjo gjë irr*itoi një pjesë të mirë të fansave të reperit me përkatësi katolike, të cilët mendonin se ai e kishte larguar qëllimisht atë.

Klipi “Buzëqeshje” në mungesën e kryqit në versionin e parë të pa-përditësuar
Megjithatë, reperi nga Prishtina e vërtetoi se gjithçka ishte bërë pa dashje, duke rishpërndarë fotografitë nga xhirimet që i kishte publikuar në Instagram, në të cilat kryqi figuronte dhe nuk përbënte aspak pengesë për të.
Të premten, Kapo përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory tregoi se klipi “Buzëqeshje” është publikuar tani në YouTube i përditësuar dhe kryqi mbi Kishën e Shkodrës figuron në të.

“Klipi ‘Buzëqeshje’ është kthyer në versionin origjinal të tij pa gabime edhe është me kryqin në vend vet. Edhe një herë kërkoj falje për krejt situatën e krijuar. Shumë respekt e dashuri për krejt shqiptarët e mi anë e mbanë botës pa dallime fetare apo të asnjë lloji. Shijojeni këngën. Ju don Kapo. Hajde t’i shohim tash portalet ku jeni”, ka shkruar ndër të tjerash Capital T.
Kapo përndryshe edhe këtë verë vazhdon të mbetet ndër reperët më në zë të skenës me projekte të shumta muzikore dhe koncerte anë e mbanë trevave.