Capital-T në një lidhje dashurie me prezantuesen e njohur shqiptare?

Reperi Capital-T është njëri ndër reperët më “In” të momentit, kjo për shkak stilit të tij të veçantë, këngëve që ai publikon ndër vite e që të gjitha janë kthyer në hite.
Puna e tij e palodhshme që bënë ka bërë që të sot të gëzoj suksesin që po e gëzon.
 
Reperi numëron plot 1.3 milion ndjekës në llogrinë e tij në Instagram dhe kjo ka bërë të ditur se ai pëlqehet mjaft shumë.
Ndërkaq çdo postim i tij kthehet në kryefjalën e mediave rozë, e kjo gjë ka ndodhur edhe me foton e tij të fundit.

Ai ka postuar një foto bashkë me prezantuesen e njohur Nevina Shtylla, vetëm kaq është dashur që menjëherë të lindin dyshimet se reperi dhe Nevina tashmë janë në një lidhje dashurie.

Ai përkrahë fotos ka shkruar: “Buzëqeshje”.
Jo vetëm kaq edhe Nevina ka qenë ajo që e ka postuar po të njejtën foto, me mbishkrim të njejtë.

Se çfarë kanë dashur ata të na tregojnë kjo ende nuk dihet, por deri në një konfirmim të saktë të kësaj dysheje të supozuar duhet të presim nga vet këta të fundit.