Capital-t bashkë me Halil Kastratin i ndërtojnë shtëpi një familje skamnore


Njerëzit nga fusha e artit janë gjithnjë më socialë me ata që kanë nevojë për ndihmë.

I tillë është treguar së fundmi reperi i njohur Trim Ademi, i njohur si Capital T.

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Kapo ka treguar se gjatë ditës së sotme është bërë bashkë me organizatën “Jetimat e Ballkanit”, teksa i kanë ndërtuar shtëpinë një familjeje në nevojë.

Në imazhet e publikuara, ai shfaqet pranë fëmijëve të familjeve skamnore, duke i ndihmuar ata me disa nga gjërat elementare.

Duket se nga fakti që kanë takuar reperin e famshëm, fëmijët janë shfaqur të buzëqeshur pas takimit me të.

Në prani të Halil Kastrati, Drejtor i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Capital T duket se e ka kryer me mjaft suksesin misionin e tij, për të cilin ishte nisur sot.

Kapo ka hedhur një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram nga aksioni i sotëm, nga ku ka marrë urime dhe përgëzime të shumta nga fansat për iniciativën.