Dje në emisionin “Opinion” Edi Rama përdori si të vetmin argument se nuk ka vjedhur me inceneratorët alibinë se nuk ka hajdutë dy metra të gjatë: “Ju thoni se politikanët janë të gjithë hajdutë, por harojeni, nuk ka vjedhës dhe gënjeshtarë mbi dy metra”.
Por në emisionin “Zonë e lirë”, Arjan Çani ka gjetur dy amerikanë të dënuar me burg si hajna. Njëri një ish basketbollist që grabiti paratë me anë te një shoqate bamirësie, dhe tjetri një ish punonjës i Google që vodhi dosjet dhe ja shiti nje kompanie konkurente.