Tahiri tha se ka pasur një regjim më të relaksuar sa i takon gjërave personale.
“Kam pasur një regjim të relaksuar në pikëpamjen e gjërave personale Më të relaksuar sa i takon orareve dhe detyrave”, deklaroi Tahiri.
I pyetur nëse e ka marrë rrogën si deputet gjatë kësaj kohe, Tahiri u shpreh se ajo ka qenë e përgjysmuar për shkak të mungesave.