Cana: Me lehtësimin e masave qytetarët nisën të sillen sikur para pandemisë


Infektologu Fadil Cana nga Klinika Infektive për TV 24 tha se nëse nëse shkohet me zbutjen më të madhe të masave kufizuese, do të jetë tepër shpejt.

“Trendi i numrave është në rritje. Kjo vjen për arsye se sjellja e qytetarëve është e relaksuar. Kur u lehtësuan masat, kjo u kuptua se duhet t’i kthehemi sjelljes si para fillimit të pandemisë”, thotë Cana, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ne duhet të kuptojmë se duhet të ndryshojmë shprehitë tona, nëse duam që lufta me pandeminë të jetë e suksesshme.

“Nëse nuk ndryshojmë shprehitë, ky numër do të jetë më i madh. Rritja për shkak se nuk jemi të përgjegjshëm dhe nuk jemi të vetëdijshëm”, thotë Cana.

Sa i përket masave, infektologu Cana thotë se nëse shkohet me lehtësime më të mëdha atëherë do të jetë tepër shpejt dhe se nëse shkohet në lehtësim më të madh të masave, atëherë pse kanë qenë të nevojshme masat kufizuese.