Cana: Grupmoshat e reja, më të prekur në këtë valë të virusit

Në valën e katërt të pandemisë kufiri i moshës së personave që inf*ektohen është më i ulët, pasi tani simptoma më të rënda manifestojnë grup moshat më të reja dhe të cilët nuk janë vaksinuar, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Megjithatë, in*fektologu Fadil Cana, thotë se të rinjtë përbëjnë rre*zik më të lartë për inf*ektimin e të tjerëve edhe atëherë kur janë të vaksinuar, pasi në raste të tilla të rinjtë kujdesen më pak, duke harruar faktin se mund të jenë transmetues të virusit tek të tjerët.

“Grup moshat e vaksinuara, më të reja, mund të vijnë në kontakt me virusin për shkak se ata tubohen nëpër kafene, nëpër restorante dhe aty ekziston mundësia. 04:01 Pavarësisht se personat janë të vaksinuar, por nuk e kanë kaluar 04:20 sëmundjen, ato persona janë të ndjeshëm dhe mund përsëri një përqindje e caktuar të preken nga virusi dhe në atë rast përsëri janë transmetues të inf*eksionit”- deklaroi Fadil Cana: Inf*ektolog.
Shpresat e personelit mjekësorë janë që vala e katërt të marr fund sa më shpejtë që është e mundur, pasi mbushja e spitaleve në një periudhë të shkurtër ka filluar të shterojë energjitë e tyre.

“Pa marrë parasysh detyrën që kryejnë, nga mjekët, infermiere dhe i gjithë stafi tjetër ndihmës, janë të stërlodhur. Normalisht që në Klinikën Inf*ektive ka edhe nga grupmoshat më të reja, të cilët paraprakisht trajtohen në vende të ndryshme në institucione të ndryshme, dhe kur pasqyra e tyre klinike përkeqësohet atëherë transferohen tek Klinika Inf*ektive.”- pohoi Fadil Cana: In*fektolog.

Varianti delta është ai që mbizotëron në këtë periudhë. Të inf*ektuarit me këtë virus, thotë Cana manifestojnë simptomat si kon*gjestion të sinuseve, temperaturë, kokëdhimbje dhe ethe. Shpeshherë sipas tij, pacientët nuk u kushtojnë rëndësi këtyre simptomave, duke menduar se bëhet fjalë për grip sezonal. Gjatë 24 orëve të fundit mbi 10 mijë qytetarë kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Deri tani në vendin tonë janë aplikuar gjithsej mbi 1,193,218 doza. Me dy doza janë vaksinuar 507,443 qytetarë.