Infektologu, Fadil Cana mbrëmë i ftuar në emisionin Click Plus në të cilin u debatua për “koronavirusin”, ka thënë se asnjëri nga udhëzimet e nuk është zbatuar në pikat kufitare. Cana ka thënë se policia nuk i ka pyetur udhëtarët se nga vijnë.
“Një furgon i cili niset nga Italia, nëse një pasagjer nuk do të tregojë, atë do ta bëjë shoferi sepse ai nuk e din se ka person të sëmurë apo të infektuar. E ka patjetër të tregojë. Këtu është dështimi i organeve kompetente që duhet të miren me këtë problematikë”, tha Cana.