Cameron Diaz është bërë nënë për herë të dytë, në moshën 51-vjeçare, duke sjellë në jetë një djalë! Bashkë me bashkëshorit e saj, muzikanti Benji Madden njoftuan dje përmes një postimi në Instagram se janë bërë prindër për herë të dytë dhe emri që kanë zgjedhur për djalin e tyre është Cardinal Madden.
“Jemi të bekuar dhe të emocionuar për të njoftuar lindjen e djalit tonë, Cardinal!
Ai është i mrekullueshëm dhe ne të gjithë jemi shumë të lumtur që është këtu! Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, ne nuk do të postojmë asnjë foto, por ai është vërtet i lezetshëm. Ne ndihemi kaq të bekuar dhe mirënjohës. Ju dërgojmë shumë dashuri nga familja jonë. Urimet më të mira për të gjithë ju!”
Djali është fëmija i dytë i çiftit, pas vajzës së madhe, Raddix. Çifti dallohet për mënyrën e ruajtjes së privatësisë, e cila për ta është parim thelbësor. Por, ky fakt nuk e ka penguar Diaz që të flasë për jetën si nënë.