Caktohet seanca konstituive, ja kur do të mbahet

Kuvendi ka njoftuar se më 4 gusht do të mbahet seanca konstituive. Për shkak të pandemisë, për herë të parë seanca nuk do të mbahet në sallën plenare por në sallën e madhe të Kuvendit, ku janë siguruar kushtet e rekomanduara nga institucionet si distanca dhe masat tjera mbrojtëse. Në mungesë të kushteve, votimi do të jetë manual (me kartonë).

Përfaqësuesit e mediave të cilët duan ta ndjekin seancën duhet akredituar më së voni më 31.07.2020, ndërsa nga Kuvendi njoftojnë se nuk lejohen më shumë se dy përfaqësues nga një medium.