Cako: Zgjedhjet në SHBA janë vjedhur, shërbimet sekrete…

Konspirancionisti Alfred Cako bëri një deklaratë të bujshme në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”.

Ai tha se zgjedhjet presidenciale në SHBA janë manipuluar, e gishtin e fajit e drejtoi nga një kompani kompjuterike të quajtur “Dominion”, e cila sipas Cakos një nga aksioneret është edhe Hillary Clinton. Ndër të tjera ai tha se shërbimet sekrete të SHBA-së, e kanë zbuluar serverin e kompjuterit “Dominion” të fshehur në Gjermani.

“Nuk ka përfunduar, diçka që dua të them është që në zgjedhje manipulimin e kanë bërë nëpërmjet kompjuterave. Janë bërë dy lloj vjedhjesh, janë fshirë votat e Trump-it, por edhe vota të Trumpit i kanë kaluar Biden. Përveç të burgosurit dhe emrat e personave që kanë vdekur, që janë përfshirë në votime. Serveri i kompjuterit Dominion është kapur i fshehur në Gjermani nga shërbimet sekrete të Amerikës, këto do të zbulohen. Një ndër aksioneret e kësaj kompanie mendohet që është Hillary Clinton, edhe ajo qëndron pas kësaj vjedhje të madhe”, tha Cako.