Çakarovski: “Nga nesër komunikacioni hekurudhor në ndërprerje”

Stafi mekanik dhe ekzekutiv i “Hekurudha Transport” paralajmëron se nga nesër në ora shtatë do ta ndërpresë qarkullimin hekurudhor. Shkak për bojkotimin e punimeve, siç thotë përfaqësuesi i makinerive Dushko Cakarovski, është kompensimi i papaguar për shpenzimet materiale që duhej ta merrnin nga sot.

Sipas Çakarovskit, bojkoti është në përputhje me vendimin e nëntorit të vitit të kaluar, me të cilin parashihet që paga e muajit paraprak të paguhet në tërësi më së voni deri më 25 të muajit, ndërsa më së voni deri më të 10-tin të këtij muaji do t’i marrin edhe shpenzimet materiale.