Çaji “i rusit” mund të ju ndihmojë që të tejkaloni vapën, ja çfarë thotë mjekja Çollakova-Dervishova


Mjekja Lilija Çollakova Dervishova, që është kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë në RMV, rekomandon që në këto ditë të nxehta, kur është aktive edhe faza portokalli, të mos pihen lëngje shumë të ftohta. Ajo në deklaratë për TV21 tha se rekomandon pirjen e çajeve të ndryshme.

“Të mos pihen shumë lëngje të ftohta nga frigoriferi, kur jenë të nxehtë, kur shkoni nga jashtë 40 gradë. Të mos pihet ujë prej 2-3 gradëve nga frigoriferi, të mos hahen menjëherë shalqi të ftohtë. Rihidratimi është një nga momentet kyçe në vapë, duhet të konsumohen lëngje. Rekomandoj që të pihet çaj. Anglezët, turqit pinë çaj. Në të nxehtë pihet diçka nxehtë, që të përshtatet organizmi me këtë vapë”, theksoi Çollakova-Dervishova për TV21.