Çairi i Izet Mexhitit,kthesa më e madhe e zgjedhjeve të 2020

Kandidati për deputet nga Bashkimi Demokratik për Integrim, z. Izet Mexhiti, ka korrur një fitore spektakolare në Çair duke rikthyer fuqishëm votën e shqiptarëve në shtëpinë e vjetër shtëpinë e dëshmuar BDI-në. Zgjedhjet e rikonfirmuan se qytetarët e Çairit nuk e kanë harruar ish kryetarin e vet për tri mandate, Izet Mexhitin, i cili ia ka ndërruar pamjen kësaj komune, i ka dhënë shpirt dhe perspektivë në të gjitha drejtimet.

Izet Mexhiti, si veprimtar dhe lider i kësaj ane brenda partisë më të madhe shqiptare BDI-së, ka bërë ndryshimin, duke vënë në rend të parë interesin e qytetarëve si de prioritetet e tyre në nivel qendror duke u bërë shembull i liderit të pa kompromis për të plotësuar nevojat dhe emergjencat qytetarëve me rrugë ndriçim sistemin e mbledhjes së mbeturinave çerdhe shkolla dhe një varg çështjesh jetike për shqiptarët. Arritjet e deritashme, z. Mexhiti ia dedikon forcës së mirëfilltë politike, e cila ju qëndron besnik interesave të shqiptarëve si BDI-ja dhe lideri Ali Ahmeti duke u bërë shembull i përkushtimit politik dhe atdhetar shembull i përmirësimit të kushteve për jetë dhe punë në komunën ku fuqishëm ngriti votën e shqiptarëve për BDI-në gati 100%. Decentralizimi fiskal, si një nga çështjet me prioritet gjatë fushatës zgjedhore ku edhe mori vota për gati 100% më shumë se në zgjedhjet e kaluara, e bën këtë lider në këtë anë të paarritshëm për nga besimi dhe mirëbesimi i qytetarëve të cilët nuk e harrojnë as kontributin e tij, as zotimet që i bën vepra.