Çairi, Gazi Baba dhe Buteli kryesojnë për nga numri i të infektuarve me koronavirus

Në 24 orët e kaluara, prej 1.296 testime, janë regjistruar 147 raste të reja me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu regjistroi 111 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Poashtu sot u regjistruan edhe gjashtë viktima.

Rastet aktive sot në komunat e Shkupit: Çair-409, Aerodrom-150, Butel-162, Gazi Babë 189, Qendër-143, Karposh-163, Saraj-149, Kisella Vodë-109, Gjorçe Petrov-114, Studeniçan-110.

Gjashtë pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në 24 orët e kaluara. Gjithsej 84 pacientë u shtruan në spital. Ka 53 pacientë me mbështetje të oksigjenit, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë shtruar në spital 37 pacientë pozitivë me COVID-19 dhe pesë fëmijë pozitivë dhe të ndjeshëm ndaj virusit.