Pas shqetësimit të qytetarëve që dërguan foto në redaksinë e Tv Klan, ekipi jonë erdhi tek cerdhja Borebardha për të parë në terren se pse u prenë drunjtë?
Sipas drejtores së kësaj çerdheje në Çair, drunjtë përbënin rrezik për objektin dhe fëmijët.
NAREL SALIH BUQI – DREJTORE E ÇERDHES “BOREBARDHA”
“Ky dru që është prerë, është prerë se rrezikonim të na binte në çatinë e ndërtesës. Prerja e drurit ka edhe leje nga qyteti i Shkupit. Druni, mund të regjistroni edhe me kamerë, i cili u pre, ishte mbështetur në godinën e çerdhes. Nga dy të këqijat, për të prerë drurin ose për ta lënë atë, mos e dhashtë Zoti që fëmijët të lëndohen, apo të shkatërrohet objekti, ne zgjodhëm të keqen më të vogël.
Drejtorja Buqi premtoi se shumë shpejt në oborrin e kësaj cerdhje do të mbillen drunj të ri zëvendësues.