Me rënien e temperaturave kanë filluar të paraqiten edhe problemet me furnizimin e energjisë elektrike. Kësisoj, rritja e nevojës për shfrytëzim të energjisë elektrike, shkakton defekte në rrjetin elektrik. Në lagjen Dizhon të komunës së Çairit, kabllot e rrymës në shtyllën elektrike kanë marrë flakë.
Nga pamjet që kanë siguruar mediat, shihet edhe shqetësimi i banorëve për këtë defekt.
Kjo lagje edhe viteve të kaluara është përballur me këtë problem. Nga ndërmarrja energjetike në disa raste kanë deklaruar se vjen nga konsumimi i tepërt i energjisë elektrike që nuk evidentohet në aparatet matëse, do të thotë kyçjeve ilegale.