Çair, kalime të reja në Lëvizja BESA

Në vazhdën e prurjeve të reja, sot Lëvizjes BESA i bashkangjitet Hakim Suma nga Çairi.
Hakimi është magjistër i shkencave juridike dhe momentalisht është udhëheqës sektori në Klinikën e Onkologjisë pranë spitalit shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup.
Ai është një nga intelektualët e rinj, ambicioz, punëtor i denjë dhe i përkushtuar. Rrjedh nga një familje patriotike e cila ka sakrifikuar për lirinë dhe barazinë e shqiptarëve.
Lëvizja BESA vazhdon të jetë e hapur për të krijuar hapësirë për kuadrot profesionistë të cilët duan të kontribuojnë aty ku shoqëria ka nevojë.
I dëshirojmë mirëseardhje në familjen e Besës.
Me BESË!