“Ç’a pozicioni e do? Të hëngsha**** ”/ Pedofili kishte lënë takim me 13-vjeçaren në sheshin “Skënderbej”, por bie në kurth. Ja momenti kur policia e shtrin në asfalt dhe e prangos


Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin skandaloz të pedofilit që ngacmonte seksualisht përmes telefonit një vajzë të mitur 13-vjeçare. Stop infiltroi një agjente që shtirej sikur ishte 13-vjeçarja dhe vazhdoi komunikimet me pedofilin.Stafi i emisionit Stop, në bashkëpunim edhe autoritetet, mblodhi prova dhe investigoi për pedofilin. Ai quhet Musa Çerpja 59 vjeç, i divorcuar vite më parë, banues në Durrës dhe me origjinë nga Peshkopia, por punon si çoban në një fshat të Tepelenës. Ky person, Musa Çerpja, ka precedentë të shumtë penalë dhe i dënuar e arrestuar disa herë.

Ai ka qenë i dënuar dhe shoqëruar disa herë për disa vepra penale. Në vitin 2016 është ndaluar nga prokuroria e krimeve të rënda për zbulimi i të vërtetës. Në vitin 2017, është arrestuar në Tiranë për llogari të Prokurorisë Sarandë për vjedhje. Në vitin 2018 është arrestuar në Tiranë për vjedhje dhe ka vuajtur dënimin në burgun 313. Në vitin 2021 është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës për veprën penale keqpërdorim i thirrjeve telefonike ndaj një shtetaseje. Në vitin 2021 është arrestuar në Tiranë për ngacmim seksual ndaj personave të mitur më shumë se një herë.

Emisioni Stop, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, Forcat Operacionale të Tiranës dhe Policinë e Tiranës, inskenuan një takim mes pedofilit dhe të infiltruarës së emisionit “Stop”. Musa Çerpja erdhi në Tiranë, siç mendonte se kishte lënë takim me vajzën e mitur për të kaluar natën. Takimi ishte organizuar në sheshin “Skënderbej”. Por përveç vajzës së infiltruar të Stop, aty kanë qenë edhe Forcat Operacionale të Policisë Tirane.