“Ça ke që m’shef burrin”, gratë kapen për flokësh në plazh

Dy gra filluan të ofendøjnë njëra-tjetrën dhe më pas kaluan te duart. Arsyeja e këtij “spektakli” në plazh mes dy femrave: një burrë, me sa duket i diskutuar prej disa kohësh. Njëra ishte ish-bashkëshortja, tjetra partnerja e re.

Të pranishmit fillimisht tentuan të ndajnë dy femrat, por më kot. Më pas ata thirrën policinë, të nevojshme për t’i dhënë fund sh3rrit, ndoshta të shkaktuar nga çështje të së shkuarës dhe të pazgjidhura mes dy grave.

Pa pasoja, vetëm shumë tension dhe pak ironi e shëndetshme nga pranishmit e shumtë në plazh të cilëve iu është prishur qetësia për pak minuta.

Megjithatë, edhe për të mos u lejuar të kapeshin përsëri duke krijuar bezdi dhe shqetësime, pasi u identifikuan, u larguan nga plazhi.

Nuk u mor vesh asgjë për “mollën e sh3rrit”, burrin “fatlum”, ai nuk ka reaguar fare sipas pushuesve.

Në fakt mirë ka bërë që nuk ka reaguar pasi kishte për ta paguar shumë shtrenjtë në një mënyrë apo në një tjetër.