Bytyqi: “Vala e shtrejtimeve të ndalet me ligj kundër përfitimit nga lufta”

Vendi përballet edhe me krizën e qumështit. Derisa blegtorët e shesin për 23 denarë, cmimi I shitjes nëpër dyqane shkon deri në 100 denarë për litër. Të revoltuar nga hendeku I thellë I cmimit të blerjes dhe shitjes, prodhuesit e qumështit kërkojnë rritje të cmimit prej 70%, në të kundërtën paralajmërojnë protesta. Vala e shtrenjtimeve të produkteve ushqimore, sipas Zv/Kryeministrit për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, mund të ndalohet me ligjin kundër profitit nga lufta. U propozoi deputetëve që ta përpunojnë kurse ai do ta mbështesë.

“Fatkeqësisht edhe në periudha krizash dikush nuk sillet si duhet. Në Kuvend ka nj ligj për sjellje etike në treg. Derisa kërkonim situatë krize për energjetikën, bëra thirrje që deputetët të pajtohen ta bëjnë një ligj kundër profitit në kohë krize që quhet ligj për profite nga lufta. Lirisht le ta bëjnë unë do ta mbroj, duhet të ketë rend në shoqëri” – deklaroi Fatmir Bytyqi.

Përkundër kufizimit të marzhave për tregtarët nga ana e Qeverisë, vazhdojnë të rriten cmimet e produkteve themelore të ushqimit. Nga Qeveria thonë se po shqyrtohet opsioni që të zgjerohet lista e prodhimeve me marzhë të kufizuar. Çmimet e larta të produkteve kanë ndikuar edhe në rritjen e inflacionit. Gjatë Gushtit inflacioni arriti gati se në 17%. /KlanMacedonia/