Bytyqi ‘thumbon’ Mickoskin, i jep shembuj se si tejkalohet kriza

Këshilltari ekonomik i ish kryeministrit Zaev dhe njëherit udhëheqës financiarë në LSDM, një nga ekonomistët më të mirë në vend e jo vetëm, Fatmir Bytyqi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka thumbuar kreun e opozitës Hristijan Mickoski lidhur me faturat dhe bonot e therasit dhe mënyrën se si realizohen ato.

“Në lidhje me idenë e VMRO-së për faturat e thesarit. Asnjëherë nuk mund të kenë të qartë ata, se për dallim nga koha e tyre, tanimë ekzistojnë ligje dhe rregullore edhe për Bonot e thesarit. Nëse Mickoski nuk mund të kuptojë përmes fjalorit ekonomik, po i’a mundësoj atij edhe në mënyrë teknike: shfrytëzimi i Bonove të thesarit për të kapërcyer këtë krizë është si në automobil, të nxjerim ventilatorin e ftohjes së motorit dhe ta instalojmë brenda sepse klima brenda nuk arrinë që të kemi freskët mjaftueshëm”, ka komentuar kështu Bytyqi.