Vendi duhet të jetë konkurrues për sa i përket turistëve të huaj dhe ofrimi i një testi PCR falas është pjesë e kësaj strategjie, shpjegon Zëvendës Kryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi.
“Kur merrni masa ekonomike, duhet të bëheni konkurrues në të gjithë Ballkanin Perëndimor, por edhe në nivel botëror. Menduam për futjen e ‘safety travel’ të njohur ndërkombëtarisht, që do të thotë se tek ne është e sigurt të udhëtohet, se ka protokolle. Një gjë të tillë e bëjmë me odat ekonomike.
Testet PCR për të huajt nuk do të bëhen në laboratorë privatë, por në ato të shëndetit publik, që do të thotë se nuk do t’i lejoj askujt të krijojë treg me para nga qytetarët”, tha Bytyqi në një paraqitje i ftuar në “Brifingun e mëngjesit” .
Në seancën e fundit, qeveria vendosi që shteti të mbulojë harxhimet e testeve PCR për turistët e huaj, të cilët deri në fund të vitit do të vendosin të vizitojnë vendin dhe kështu të inkurajojnë turizmin në sezonin e ardhshëm të verës.
Përndryshe, pakoja e gjashtë ekonomike peshon 17,8 milionë euro, me të cilën do të ndihmohen rreth 10 mijë kompani dhe afër 60 mijë të punësuar. Nga këto do të përfitojnë 12 kategori ekonomike, tregoi zëvendëskryeministri për ekonomi, Fatmir Bytyqi. Gastronomisë do t’i takojë pjesa më të madhe e kësaj shume, 9,9 milionë euro. Atyre do t’u mbulohen 30% të të ardhurave nga mesatarja mujore e fitimit.