Bytyqi siguron: Do të ketë vaj mjaftueshëm


Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot deklaroi se kompanitë vendore të cilat prodhojnë vaj për ushqim kanë rezerva për një muaj deri një muaj e gjysmë, por se me sasitë plotësuese dhe masën për mënjanimin e shpenzimeve për import për vajin e lulediellit për ushqim do të ketë mjaftueshëm sasi që të tejkalohet periudha e krizës derisa nuk gjenden burime alternative për lëndën e parë.

“Çdo ditë marrim masa. Komunikojmë me kompanitë që përpunojnë dhe prodhojnë vaj për ushqim në vendin tonë. Rezervat e tyre janë të mjaftueshme për një muaj deri në një muaj e gjysmë dhe besojmë se me sasitë shtesë dhe masën e djeshme do të kemi mjaftueshëm për të tejkaluar gjithë këtë periudhë që vijon derisa të gjejmë burime alternative të lëndëve të para që mungojnë për shkak të krizës në Ukrainë dhe Rusi. Mendoj se çdo gjë që është në domenin tonë për të siguruar që do të kemi këtë produkt, ne e bëjmë”, deklaroi Bytyqi.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së sotme në kompaninë “Kostel” në Ohër, zëvendëskryeministri tha se nuk pret goditje të shumta të çmimeve sa i përket çmimit të vajit për ushqim, por se janë të mundshme nuanca të vogla.

“Pritjet e mia janë se nuk do të duhej të pësojnë goditja të mëdha të çmimeve. Nuanca të vogla të rritjes mund të priten sepse megjithatë ato janë produkte të cilat nuk prodhohen te ne dhe vijnë me një çmim të caktuar nga jashtë. Aty pak mund të kontribuojmë si Qeveri”, tha Bytyqi