Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp theksoi se kjo periudhë ka qenë një sfidë e madhe për Qeverinë.
Bytyqi shtoi se sfida më e madhe ka qenë ruajtja e çdo vendi të punës.
“Viti i kaluar ishte sfidë e madhe për të gjithë ne pandemia e shkaktuar nga Covid-19 ka bërë zhvendosje serioze në botë dhe tërë kjo ndikoi edhe në funksionimin normal të jetës por edhe në ekonomi.
Nga kjo kr*izë kemi ardhur në përfundimin se vetëm të bashkuar mund t’i tejkalojmë edhe sfidat më të mëdha. Sfida më e madhe në këtë periudhë ishte ruajtja e çdo vendi të punës”, tha Bytyqi.