Bytyqi: Qytetarët nuk do ta ndjejnë rritjen e çmimeve në faturat e energjisë elektrike

Zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, theksoi se sot janë konfirmuar interesat e shtetit dhe qëndrimi konsensual se ky dimër do të jetë i vështirë, por edhe shteti ka një zgjidhje dhe i gjithë sistemi është në dispozicion.

“Energjia elektrike dhe termike sigurohet për qytetarët dhe konsumatorët e vegjël, deri në fund të sezonit, nga prodhimi vendas. Qytetarët nuk do ta ndiejnë goditjet e çmimit në faturat e energjisë elektrike, sepse shteti tashmë subvencionon mbi 80% të faturave për qytetarët me masat që kemi vendosur para disa muajsh, të cilat nga këndvështrimi i sotëm janë dëshmuar të drejta dhe në kohë”, tha Bytyqi.

Ai përmendi se përkrahje do të marrin edhe kompanitë që janë në tregun e lirë, edhe pse janë në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, nuk do të mbeten prapa në këtë krizë dhe së shpejti do të marrin ndihmë.

“EMV rriti prodhimin e energjisë elektrike për 25% këtë vit dhe nëse nuk ka probleme të mëdha me sistemin, do të mjaftojë. Shpresoj që ky mësim të mos harrohet shpejt, por interesat e qarta shtetërore, si tani ashtu edhe në të ardhmen, të jenë në fokusin tonë dhe realizimi i tyre të jetë prioritet, pavarësisht se kush është përgjegjës për shtetin në këtë moment. Dhe ato janë (por jo vetëm) – energjia, ushqimi, uji dhe arsimi”, shkruan Bytyqi.