Nëse vazhdon kriza ekonomike nga virusi korona Qeveria apo më konkretisht zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi paralajmëron ndihma të mëtejme për qytetarët dhe bizneset.
Bytyqi tha se po e analizojnë situatën dhe se do të ketë edhe pako të pestë ekonomike nëse është nevoja.
“Do të ketë dhe pako të pestë edhe të gjashtë, edhe sa pako të duhen, vetëm ta kalojmë më lehtë këtë periudhë sëbashku” – deklaroi Bytyqi./TV21