Bytyqi: Pakoja e re e masave ekonomike fillon nga java e ardhshme me fundjavë pa TVSH

Masat e reja ekonomike nga pakoja e katërt për mbështetje të ekonomisë do të fillojnë të shfrytëzohen nga java e ardhshme, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.

Siç informon Bytyqi, sot në Shtip, bëhen edhe përgatitjet e fundit ligjore për fundjavë pa TVSH.
“Masa e parë tashmë është javën e ardhshme, bëhen përgatitjet e fundit ligjore për fundjavë pa TVSH dhe tashmë, do të themi se jemi kah mesi i përgatitjeve në ndryshimet e ardhshme ligjore, gjithsesi subvencionimi i pagës do ta përfshijë tetorin. Kjo do të thotë se deri në fund të tetorit do t’i kemi zgjidhjet ligjore, do të fillojmë tashmë nga fundjava e ardhshme dhe çdo muaj një nga një masat do të jenë aktive”, thotë Bytyqi.

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike e vizitoi kompaninë “Aktiva” dhe mbajti takim me ekonomistët e Shtipit.