Bytyqi: Pa zhb*llokimin e Kuvendit, nuk ka ndihma për kompanitë vendore

Që investimet e huaja të jenë motor i rritjes ekonomike, duhet të inkurajohen nga shteti. Instituti për analizë ekonomike “Finance Think” në hulumtimin nëntëmujor për këtë temë vlerëson se kompanitë e orientuara drejt eksportit kanë potencial për investime gjatë pandemisë dhe kështu do ta rrisnin prodhimin dhe konkurrencën e tyre. Sipas ekspertëve, është gjithashtu e rëndësishme që kompanitë e eksportit të investojnë në kapital njerëzor.

Pandemia e Covid 19 ka treguar se sa e rëndësishme është të kemi furnizues vendor. Sepse gjatë pandemi zinxhirët e furnizimi sikur u prishën. Shumë kompani vendore u përballën me problemin se ku të sigurojnë resurse dhe inpute. Kjo nxori në sipërfaqe mungesën e bashkëpunimit midis kompanive vendase dhe të huaja. Në periudhën në vijim, këto lidhje midis kompanive vendase dhe kompanive multinacionale duhet të forcohen- deklaroi Bllagica Petreski- “Finance Think”.

Por tani për tani, si kompanitë vendore ashtu edhe ato të huaja, varen nga ligjet që janë bllokuar në Kuvend. Përveç pagave për punëtorët, deputetët duhet të votojnë për zgjidhje ligjore për uljen e tarifave dhe masave të tjera që duhet të lehtësojnë funksionimin e kompanive. Zëvendës- kryeministri Fatmir Bytyqi është optimist se brenda dhjetë ditësve kuvendi do të zhb*llokohet dhe punëtorët do të marrin pagat e tyre kurse punëdhënësit do të kenë masa për përmirësimin e likuiditetit.

Muaji shkurt do të mbulohet me paga. Përgjigjen tjetër duhet ta japin deputetët në Kuvend. Unë e di se çfarë do të bëja nëse do të isha në vendin e tyre- pohoi Fatmir Bytyqi- zëvendës- kryeministër i ekonomisë.
Hulumtimi i “Finance Think” tregon se në shkallë globale, pandemia ka pe*nguar investimet dhe ka përkeqësuar konsumin në tërësi. Vitin e kaluar, investimet e huaja direkte në të gjithë botën janë ulur për 40%, më saktësisht në vendet në zhvillim siç është Maqedonia, kjo përqindje është shumë më e lartë.

https://www.youtube.com/watch?v=q5Suo_36tJM