Bytyqi nuk komenton dorëheqjen e Zoran Zaevit

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe njëherazi Nënkryetar i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, para mbledhjes së komitetit të partisë, nuk ka dashur të komentojë për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Ai tha se vendimi i takon atij, por gjithsesi do flitet edhe gjatë kësaj mbledhje.

Mendoj se ai është një vendim i tij demokratik. Mendoj se për momentin vendit i duhet një njeri që duhet të udhëheq vendin se ndërkohë ndodhemi përballë krizës energjetike dhe pandemisë. Gjithsesi për këtë do të flitet edhe sot në mbledhje, por vendimi i takon atij- tha nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.