Bytyqi: “Me rezultatet e regjistrimit do të vazhdojmë ta zhvillojmë vendin”

Tërësia është më e madhe se shuma e pjesëve të saj, kështu i komentoi zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi rezultatet e regjistrimit.
Sipas tij, “Një shoqëri për të gjithë” është e tëra që e bën vendin tonë, shtëpi për të gjithë.

“Ne do t’i shfrytëzojmë këto rezultate të regjistrimit pikërisht për këtë, që të vazhdojmë ta zhvillojmë vendin, për të gjithë ne, të gjithë bashkë… për vendin tonë”, theksoi Bytyqi.
Përndryshe, në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.