Bytyqi: “Masat për përballjen e krizës pasi të votohet rishikimi i buxhetit” (VIDEO)

Zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi tha se masat e reja për përballimin e krizës së madhe ekonomike do të aplikohen sopo të votohet rishikimi i buxhetit në kuvend. Ai edhe një herë sqaroi se masat u destinohen qytetarëve dhe kompanive që janë në gjendje më kritike. I ftuar në “Brifingun e mëngjesit”, Bytyqi theksoi se të gjitha masat e marra duhet të jenë adekuate dhe të mundshme në një periudhë të caktuar, secila masë mund të ketë pasoja negative për palën tjetër.

Bytyqi
“Masat kanë për qëllim kategoritë më vulnerabël, presioni është i madh, po marrim masa njësoj si në pandemi, të parat ishin për të gjithë, ndërsa më pas për qytetarët dhe kompanitë më kritike. Gjithashtu, edhe tre programe për bujqësinë përmes fondit të ndërhyrjes nuk mund të kalojnë derisa të miratohet ribalanci i buxetit. Kemi pasur ulje taksash si për produktet ashtu edhe për karburantet dhe energjensët, për energjinë mbeti. Për opozitën rebalansi është i vonuar, prandaj për këtë arsye ka paraqitur 800 amendamente”.

Sa i përket rritjes së theksuar të çmimeve pas përfundimit të masave për produktet ushqimore bazë, Bytyqi theksoi se kjo ka ardhur për shkak të rritjes së marzheve dhe ka qenë rritje e paarsyeshme.

Bytyqi
“Në kohë krize nuk mund të sillesh si përfitues ushtarak dhe ne e dimë se si përfundojnë përfituesit ushtarakë. Bëj thirrje për vlera morale të biznesmenëve të cilët duhet të kenë parasysh gjendjen e përgjithshme dhe në ekonominë e tregut duhet të ketë norma morale dhe etike”.

Nga 1 qershori kur edhe përfunduan masat antikrizë, çmimet e produkteve ushqimore dhe të derivative të naftës janë rritur deri në 50 %.