Bytyqi: Masat ekonomike kanë dhënë indikacione pozitive

Masat ekonomike kanë dhënë indikacione pozitive, thotë zëvendëskryeministri Bytyqi, ndërsa shton se një nga sektorët kyç për rritje të BBV-së pritet të jetë sektori energjetik.

“Të gjitha ekonomitë duhet t’i përforcojnë investimet privato-publike. Planifikojmë të investojmë 8.2 miliard nga të cilat 50 për qind e mjeteve janë investime private. Investime të fokusuara në tre drejtime kyçe që do të nxisin konkurushmërinë.”,- tha zëvendëskryeministri, Fatmir Bytiqi.
Këto komente Bytyqi i bëri gjatë konferencës “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovid”, e cila po mbahet në Shkup në kuadër të Forumi Ekonomik.