Bytyqi: Garantoj se oferta jonë është më e mirë se ajo e VMRO-DPMNE-së

Me besim pohoj se ajo që po ofrojmë në këto zgjedhje është shumë më e mirë se i gjithë programi politik i opozitës dhe i VMRO-DPMNE-së sepse po të shikohet fushata parlamentare në thelb nuk ka ofertë për qytetarët por fjalë boshe. Ka vetëm një ofertë, qoftë në spektrin shqiptar, qoftë në atë maqedonas, ajo është se kush do të jetë nacionalist më i madh.

Për qytetarët është fare e qartë se cilësinë e jetës nuk e përmirëson nacionalizmi, por patriotizmi, ndërsa patriotizmin e tregon me vepra, jo me fjalë boshe. Më 8 maj qytetarët do të fitojnë sepse do të luftojnë për një jetë më të mirë, për një ofertë më të mirë”, ka thënë në një intervistë për Sloboden Peçat, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike dhe kandidat për deputet në zonën e dytë zgjedhore.

Ata bërtasin, do të shohim se çfarë do të bëjmë kur të vijmë në pushtet. Këto ditë kam dëgjuar një deklaratë se mund t’i kemi kopjuar nga LSDM-ja dhe prandaj nuk i kanë treguar modelet. Jo, të dashur bashkëqytetarë, ata nuk e dinë si duhet bërë. Ata i pyesin si duhet bërë, si do ta zbatojnë një nga premtimet, nuk kanë shumë premtime dhe ju mund ta lexoni programin e tyre shumë lehtë me një lexim. Një nga premtimet është rritja e pensionit prej 5000 denarë, rritje lineare. Të gjithë ekonomistët që janë fjalë për fjalë opozitarë apo kanë frikë nga një premtim i tillë. Si do ta bëni këtë? Të shohim kur të vijmë në pushtet”, thotë Bytyqi

Ai shtoi se është i lumtur që është përfaqësues i një partie politike që është bërë parti e realizimit të premtimeve, për dallim nga një parti që ishte e njohur për realizimin e gjërave, e tani është bërë parti e “vullnetit”.