Bytyçi e bën publike deklaratën e Vuçiqit për shkëmbimin e territorit, thotë se është punë e kryer


Profesori Enver Bytyçi, ka thënë se Beogradi po lufton të marrë pjesën më të pasur të Kosovës, veriun.

Gjithashtu, ai në postimin e tij në Facebook, ka përmendur edhe deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, i cili e konsideron këtë çështje si punë të mbaruar.

Gjithashtu, ai ka thënë se “Nuk duhet të besojmë te iluzioni se Serbia, nëse bie dakord Prishtina, në këmbim të veriut të Kosovës do ta ta njohë shtetin e Kosovës”.

Postimi i plotë:

Beogradi lufton të marrë pjesën më të pasur të Kosovës, veriun. Madje Aleksandër Vuçiq në deklarimet e tij po e konsideron këtë si punë të mbaruar! Ka në dilemë thjesht Ujmanin, për të cilin betohet se do ta mbrojë si pasuri të Serbisë.

Derisa të marrë rrugë diskutimi dhe palët të bien dakord për këtë zgjidhje, Vuçiq premton shkëmbim territoresh. Në fund Serbia do merrë veriun e Kosovës dhe ka për t’i dhënë asaj nja pesë-gjashtë fshatra të Luginës, por jo Luginën.

E kemi dëgjuar presidentin Thaçi kur thoshte se “ne do marrim Luginën pa i dhënë asgjë Serbisë”. Tani po thonë duhet me i dhënë Serbisë diçka, që ajo të na njohë.

Nuk duhet të besojmë te iluzioni se Serbia, nëse bie dakord Prishtina, në këmbim të veriut të Kosovës do ta ta njohë shtetin e Kosovës. Pranimin në OKB nuk e voton Beogradi, por Moska dhe të tjerët në Këshillin e Sigurimit. Askush në Moskë nuk ka dhënë premtim se do ta votojë një rezolutë që e bën Kosovën anëtare të OKB-së.