Byrnes: Korridori 8 është prioritet i Qeverisë, por edhe i rajonit


Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes vlerëson se Korridori 8 është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
“Kjo pikë kufitare shtrihet në Korridorin 8, i cili kalon nga Deti i Zi deri në Portin e Durrësit. Korridori 8 është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të shihet edhe si prioritet për rajonin”, ka shkruar Bërns.

Kujtojmë që sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për ndërtimin e Korridorit 8. Projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8 do ta bëjë kompania amerikane Bechtel & Enka. Korridori 8 në Maqedoni kalon nga Tetova – Gostivari – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë.
Qeveria e vendit ka premtuar disa herë që Korridori 8 do të përfundojë brenda këtij mandati gjegjësisht deri në vitin 2025.