Byrnes: Kemi mbledhur ndihma për familjet e vik*timave nga zj*arri në Tetovë

Në Ambasadën Amerikane në Shkup, sot është organizuar ak*sion i dhurimit të gjakut, për nder të vik*timave nga su*lmi i 11 shtatorit të vitit 2001.
Ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes, e cila po ashtu dhuroi gjak, tha se e gjithë ndihma që do të mblidhet nëpërmjet “American corners”, do të dhurohet për familjet e vi*ktimave nga zja*rri në spitalin modular në Tetovë.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për zj*arrin që ndodhi javën e kaluar në kovid-qendrën në Tetovë. Si shtesë e përpjekjeve që ambasada jonë i ka organizuar së bashku me rrjetin ‘American Corner’, kemi organizuar aksione të ngjashme në të gjithë vendin. Të gjitha ndihmat e mbledhura do t’i dorëzojmë në Kryqin e Kuq në Tetovë, me qëllim që të ndihmojmë ata që pësuan nga zj*arri”, tha Byrnes në fjalimin e saj.

Ndërsa duke kujtuar ngjarjet tra*gjike të 11 shtatorit të vitit 2021 në SHBA, Byrnes përmendi rëndësinë punës vullnetare dhe ndihmave.
Aksioni i dhurimit të gjakut zbatohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe Institutin për Transfuziologji.