Buzhala: Vota ime ne keto zgjedhje shkon per LDK-në

Shkruan Berat Buzhala:
Kend do ta votoj
Mos i votoni marksistet ne keto zgjedhje. Ne cdo cep te botes kjo ideologji ka deshtuar. Mos e shnderroni shtetin e tuaj ne eksperiment te 77 filozofeve te se majtes ekstreme. E majta ekstreme eshte e rrezikshme per ekonomi, eshte e rrezikshme per politike, eshte e rrezikshme per liri te shprehjes. Eshte e rrezikshme per te gjitha lirite.

E di. Nuk e keni aspak te lehte. Mbyllni dy birat e hundes prej eres se keqe te subjekteve politike, shkoni ne qender te votimit, zgjedheni te keqen me te vogel.
Ky eshte nje apel mjaft i veshtire. Shume prej jush jeni ne kerkim te partise qe ju shpeton nga mjerimi social, nga papunesia, nga pabarezia. Shume prej jush, me te drejte, kerkoni nje zgjidhje afatshkurter. Por nuk ka te tilla. Mos ju besoni profeteve te rrejshem.

Shume prej jush po deshironi qe mandatin t’ia jepni dikujt qe “nuk e kemi provu”. Parimisht keni te drejte. Mirepo kjo nuk eshte formula magjike. Nese do te zgjidheshin problemet kaq thjeshte, atehere ne do ta zgjidhnim cdo problem jetesor. Thjesht do te benim dicka qe nuk kemi bere kurre.

Jam absolutisht i bindur qe nje perqindje e madhe e juaja nuk jeni ne nje mendim me mua. Madje disa prej jush keni me thane qe “ky eshte nje njeri i poshter”. Ani, s’ka lidhje. Ama megjithate deshiroj t’ju garantoj, qe shume me te mire e kisha pase jeten nese edhe une kisha shku pas turmes. E kisha taku Kurtin. E kisha intervistu Kurtin. Edhe nuk isha shnderru ne tabele qitjeje prej Militanteve.

Kete status po e shkruaj si qytetari Buzhala :). Kushdo qe me ka percjelle gjate gjithe kesaj kohe ne debate ndoshta edhe ka arrite me e kuptu, por me lejoni qe edhe ta bej publike. Vota ime ne keto zgjedhje shkon per Lidhjen Demokratike te Kosoves. Vota ime ne keto zgjedhje shkon per kete subjekt politik, shkon per Kujtim Shalen dhe Lumir Abdixhikun dhe per tre te tjere qe do t’i analizoj me kujdes.

LDK eshte partia e vetme ne vend qe nuk e ka pronar nje person te vetem. Une do te angazhohem qe kjo parti pas ketyre zgjedhjeve te ndryshoje, te reformohet, te drejtohet prej personave me te ri dhe me energjik. Sido qe te jete, une jam i bindur qe LDK, Mustafa dhe Hoti, i kane bere jje sherbim te madh vendit duke e shkarkuar Kurtin prej pozites se kryeministrit, per hire te ruajtjes se raporteve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kjo nuk eshte shume popullore ne kete moment, por do te jete mjaft popullore pas disa dekadave, kur do ta mesojme ne histori.
Ju dua shume.
(Ky eshte statusi i fundit politik, deri ne momentin kur mbyllen kutite e votimeve, te dielen ne ora 19)