Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas deklaratave te presidentes Vjosa Osmani se do të ndjek hapa ligjorë për raportimin e “Nacionales”, për motivet që mund të kenë çuar deri tek vrasja e djeshme në një parkingun e një restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Kjo pasi i vrari është Sadri Sadriu xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani.
“Te dashtuna gra, posacerisht ju qe punoni ne Presidence e Qeveri, sa here ta takoni Vjosen e Doniken kujtojeni kete mesazh te njanes prej viktimave te abuzimit seksual. Une nuk jam ne pozite te lehte, sepse po duhet me jau rujte identitetin e viktimave, sepse as ato nuk e kane te lehte, posacerisht tuj e dite neper cka kane kalu, kur jane kane ne moshe te vogel”, ka thënë Buzhala.
Buzhala tha se do të bashkëpunojë edhe me Prokurorinë për informata për rastin në fjalë.
Sigurisht qe me Prokurorine do t’ndai cdo informate te vlefshme qe e kam, sepse me arrogancen e pushtetit nuk na ndalin. Nuk jemi kushedi cfare trimash, ama nuk jemi tute as prej dove qe jane kane ma azgina se keta te tashmit. Ju qe po beni postime neutrale, qe po e shtroni pyetjen “cfare faji ka Vjosa e Prindoni”. Ndoshta e kane dite e nuk kane fole? Emnat i kane te biseda”, ka thënë tutje Buzhala.
Për raportimet e vrasjes së 89-vjeçarit mbrëmë në Bibaj të Ferizajt, ka reaguar vetë presidentja Vjosa Osmani, sipas saj duke e implikuar atë dhe bashkëshortin e saj “në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë”, shprehet Osmani.
Ajo ka thënë se për raportimet i ka njoftuar institucionet e sigurisë dhe është në përgatitje të të gjitha mjeteve ligjore.
Osmani shton se nuk ka njohur për rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja e as për ndonjë rast dhunimi.
Mediumin Nacionale dhe Buzhalën të shtunën e ka sulmuar edhe Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme.
Në një postim në Facebook, ministrja e Jashtme e Kosovës, ka pretenduar se “Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah presidentja e Republikës së Kosovës”.
“Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjendi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
“Kjo nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës. Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat”, ka shkruar ajo.