Gazetari Berat Buzhala duke komentuar fotografinë e kryeministrit Edi Rama me Ronaldon që ka bere buje, pasi ai e publikoi ne profilin e tij, thote se kjo eshte gje e shemtuar dhe se do te krijonte zili nese takimi do te ndodhte nese Rama nuk do te ishte kryeminister i vendit te tij.
Më poshtë komenti i plotë:
“Ka shku ne Itali me e bo nje foto me Ronaldon, duke abuzu me poziten e tij politike. Kryeministri i shtetit me te varfer ne Evrope shkon ne Itali, me e taku njanen prej ikonave te futbollit boteror.
Dhe kete takim e ilustron ne Facebook, sikur me deshte me iu thane shqiptareve: A po e shihni oj lopte e mia se sa i zoti jam une? A po e shihni o zhelana cfare Kryeministri te jashtezakonshem keni?
O te mjere, ju nuk me meritoni mua, sepse une e takoj cdo njeri ne kete planet, kurse ju nuk keni buke me e mbushe stomakun.
Pra, miq, ky eshte nenteksti i kesaj fotoje. Sikur Ronaldo te kishte qene per vizite zyrtare ne Shqiperi, hajde me 1000 dreqen, Kryeministri i atij vendi mundet me e taku, se nuk ka ku shkon pertej shtetit te vet.
Mirepo, me shku ne Itali, me e keqyr nje derbi, me e realizu nje foto me yllin e futbollit, me e plasu ne faqen e tij ne Facebook, kjo eshte aq e shemtume, aq e pashpirte, sa eshte ngapak edhe qesharake.
Ed, une i kisha lepi buzet nga xhelozia nese ti e kishe taku Ronaldon, a e kishe taku kendo ne kete bote, duke mos qene Kryeminister i shtetit, ose duke mos qene i zgjedhur i popullit, por duke qene nje individ i suksesshem i shoqerise shqiptare.
Ti Edi, ti qe e udheheq Shqiperine tash ne mandatin e dyte, krejt cka ke arrite ka qene rritja e hapesirave per kultivimin e droges ?.
Batoni nuk ke me ty a?”