Buzhala i habitur/ Top Channel e ndërpreu kontratën me mua pasi kritikova pse e hoqën Golden Eagle nga BBV

Gazetari Berat Buzhala është përjashtuar nga emisioni i drejtuar nga Grida Duma me të cilin kishte marrëveshje

E krejt kjo pasi ai javë më parë bëri një shkrim në Facebook, se si Golden Eagle është hequr nga sponsorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për t’u zëvendësuar me dy produkte tjera, një serb dhe holandez.

Buzhala në shkrimin e tij në Facebook ka treguar se ka pasur edhe një komunikim me drejtuesit e këtij televizioni, duke menduar se me aq ka përfunduar dhe se do jetë sërish i ftuar në emisionin me të cilin kishte lidhur marrëveshje, por një gjë e tillë për dy javë nuk kishte ndodhur.

Statusi i plotë pa ndërhyrje:
O Allah qysh jane shqiptaret te ndjeshem 🤣

E kam pase me Top Channel nje marreveshje per me shku ne emision te Grida. Sigurisht qe e kam respektu edhe kontraten edhe paraqitjen. Marreveshja EKSKLUZIVE ishte bo pas nje insistimi te gjate te tyre.
Para nja dy jave e shkrova nje postim ne FB, qysh Big Brother Albania, qe eshte prodhim i Top’it, ia ka nderpre kontraten Golden Eagle, pijes energjike te Kosoves. Sigurisht qe kete veprim te Top’it ndaj kompanise se Kosoves e quajta veprim te keq.

Nejse, pas postimit tim e pata nje kembim te mesazheve me pergjegjesit e TV’se. E mbrojta qendrimin tim, kurse lirine time te te shprehur kurrsesi nuk e kam lidhe as atehere, e as asnjehere tjeter, me faktin qe une gjithashtu kam bashkepunu me Topin si analist. Pra, une i kam shite sherbimet e mia per emisionin politik, e nuk e kam shite veten.

Une, doren ne zemer, mendova qe me aq u mbyll kjo afere. Mirepo Topi e paska marre personalisht kete far pune. Ne dy javet e fundit nuk me thirren ne debat, kurse une mendojsha qe kjo mosftese po ndodhte rastesisht. Kur cka me pa, mbrame e leshova Topin, e paskan teme Kosoven , kurse pasi shikova me vemendje ne studio e pashe qe une nuk qenkam aty.