Buzë të zeza e tatuazh në mjekër, kryediplomatja e këtij shteti ju habit me pamjen


Shteti i saj njihet si “skaji i botës”, por duket se edhe vetë është larg homologëve e homologeve ministrja Mamaia Mahuta. Kjo për shkak të stilit “cool” dhe tatuazhit të çuditshëm në fytyrë, gjë të cilën nuk e shohim pothuajse kurrë te politikanët tjerë.

Është kjo ministrja e Punëve të Jashtme e Zelandës së Re, zonja Nanaia Mahuta. Ndonëse mund t’u ngjajë gangsterëve në pamje të parë, ajo në fakt duhet të jetë shumë e kujdesshme me fjalët që flet dhe duhet t’i përmbahet protokollit shtetëror.

Në vitin 2016, Mahuta u bë gruaja e parë që u shfaq në Kuvendin e Zelandës së Re me një tatu të njohur si “moko kauae”, që nga komuniteti Maori, të cilit ajo i përket, cilësohet si vizatim i shenjtë. Kjo grua hyri në histori të Zelandës së Re vitin e kaluar, kur u bë gruaja e parë në rolin e kryediplomates.

Mahuta ishte befasuar me emërimin në postin e lartë. Ajo ishte kryesisht e angazhuar në çështjet e brendshme dhe kishte shërbyer si ministre për Zhvillim Lokal dhe Zhvillim të Komunitetit Maori.
Ajo ka bërë deklarata të guximshme dhe ka dhënë qëndrime të prepra të vendit të saj për disa çështje ndërkombëtare, përfshirë dënimin e arrestimit të Navalnyt në Rusi dhe pezullimin e raporteve të nivelit të lartë me Birmaninë pas puçit ushtarak.