Buxhovi: Nuk duhet hequr dorë nga trashëgimia ortodokse e Kosovës

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, ka deklaruar se nuk duhet hequr dorë nga trashëgimia ortodokse e Kosovës, e cila siç ka thënë ai, është politizuar veçanërisht nga Pakoja e Ahtisarit.
Buxhovi ka kujtuar pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës në festat ortodokse, duke diskutuar për librin “Shqipëria e Epërme” të antropologes angleze Edith Durham, teksa ishte i ftuar në emisionin CODEX të KTV-së.