Butrint Imeri bën sërish një premtim që “të gjithë e presim” dhe lidhet me të shtunën

Një surprizë e madhe u paralajmërua për ditëlindjen e moderatores Kiara Tito, në Prime-in e së martës në “Big Brother Vip Albania.” Dhe në fakt kështu ndodhi! Luiz Ejlli e surprizoi moderatoren në ditën e saj të lindjes dhe i dedikoi një këngë romantike.

Por, nuk mund të mohojmë se thuajse të gjithë ne fillimisht menduam se Kiara mund të merrte një surprizë nga ish-i i saj, këngëtari Butrint Imeri. Dhe kjo jo pa shkak, pasi ka qenë vetë Butrinti ai i cili paralajmëroi disa ditë para Prime-it një “surprizë” për të gjithë.

Ndonëse ishte vetë ai që provokoi gjatë gjithë kohës me poste, së fundmi këngëtari ka “ironizuar” të gjithë gojët e liga sipas tij. “Gojët e liga: Butrinti në Tiranë”, ndërkohë Butrinti,”-ka shkruar ai krahas një fotoje të tij duke u argëtuar në Francë.

Jo vetëm kaq! Butrinti ka “vazhduar programin” e tij duke u shprehur se këtë të shtunë do të vijë befasia që sipas tij kanë kërkuar shumë. “Ju premtoj. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë.”