Buteli, Gazi Baba, Çairi dhe Saraji shkojnë në karantinë?!

“Numri i të prekurve dhe numri i viktimave janë të njejtë me ata të 22 prillit, vetëm se gjatë asaj periudhe ka pas orë policore dhe të gjithë ishim në shtëpi nga ora 16:00, ndërsa deri më tani të gjitha masat janë zbutur.” – tha mikrobiologu Nikolla Panovski.

Për arsye se gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve është vazhdimisht në rritje në komunën e Butelit, Gazi Babës, Çairit dhe Sarajit, Panovski thotë se këto komuna duhet të vendosen në karantinë.

“Nëse jo i gjithë shteti, ato komuna që kanë më së shumti të infektuar duhet të vendosen në karantinë.” -shtoi mes tjerash doktor Panovski./Pa Censurë