Mësuesi Naser Curri që dyshohet se përpara dy ditëve me shkop druri e ka rrahur nxënësin F.D në shkollën “Zhivko Brajkovski” është suspenduar derisa nuk pastrohet rasti, thonë nga Komuna e Butelit1.
“Më 8 maj të vitit 2018, kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski dhe Sektori për Veprime Publike, kanë qenë të informuar për maltretimin fizik të një nxënësi nga ana e një mësuesi në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski”. Ndihmësdrejtori dhe pedagogu i shkollës menjëherë e kanë informuar prindin e nxënësit dhe e kanë ftuar në shkollë. Është kryer bisedë me nxënësin, prindin dhe mësuesin. Pas bisedës, prindi e ka dërguar nxënësin në spital, ku është kryer kontroll dhe është konstatuar se nxënësi ka lëndime të dukshme. Pas kryerjes së kontrollit, sipas detyrës zyrtare të mjekut, rastin e ka paparaqitur në polici prej ku e kanë vizituar prindin dhe shkollën për marrje të informatave dhe deklaratave nga shërbimet dhe personat përgjegjës”, thonë nga Komuna e Butelit.
MPB konfirmon se me shkop prej druri mësuesi e ka rrahur nxënësin F.D 13 vjeçar.
Nga komuna thonë se në pajtueshmëri me ligjin për arsim fillor dhe ligjit për marrëdhënie pune, organi udhëheqës në shkollën fillore të njëjtën ditë ka miratuar vendim për suspendim mësuesit deri në vendimin përfundimtar.